Zarif dhe De Mistura diskutojnë për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i58084-zarif_dhe_de_mistura_diskutojnë_për_sirinë
Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen siriane shqyrtuan zhvillimet e fundit në Siri dhe iniciativat politike për të zgjidhur krizën siriane.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Gusht 28, 2017 20:07 Europe/Tirane
  • Zarif dhe De Mistura diskutojnë për Sirinë

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit dhe Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjen siriane shqyrtuan zhvillimet e fundit në Siri dhe iniciativat politike për të zgjidhur krizën siriane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për çështjet siriane, Stefan De Mistura, në takim me z. Muhamed Xhavad Zarif përkrahu rolin e Iranit në inkurajimin e bisedimeve për dhënien fund të luftës në Siri. Zarif tha se qëndrimi i Iranit për zgjidhjen paqësore të krizës siriane mbetet i pandryshueshëm dhe shtoi se Teherani është i mendimit se kjo krizë mund të zgjidhet me anë të negociatave mes të gjitha palëve në Siri. De Mistura mbërriti në Teheran të dielën mbrëma dhe në prag të raundit të gjashtë të negociatave për zgjidhjen e krizës në Siri, që zhvillohen në mes të shtatorit 2017 në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.