Larixhani: Ceremonia e Haxhit, pasqyrë e unitetit dhe solidaritetit të myslimanëve
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit në një mesazh urimi për festën e Kurban Bajramit për kryetarët e parlamenteve islamike dhe personalitetet e botës islame, tha se ceremonia e Haxhit është pasqyrë e unitetit dhe solidaritetit të myslimanëve.
Nesër më 1 shtator do të mbahet festa e Kurban Bajramit një nga festat më të mëdha të besimtarëve myslimanë. Ali Larixhani me këtë rast u dërgoi mesazhe urimi homologëve të tij dhe ta: Mirëkuptimi dhe forcimi i vëllazërisë mes myslimanëve, është një prej mesazheve dhe qëllimeve kryesore të Haxhit dhe sot bota islame ka nevojë të distancohet nga mosmarrëveshjet, përçarjet dhe të njësohet me solidaritetin dhe bashkimin e treguar në ceremoninë e Haxhit. Kryetari Ali Larixhani theksoi nevojën e forcimit të bashkëbisedimit konstruktiv mes parlamenteve islamike në këto kushte të ndjeshme të botës islame dhe foli mbi rolin e rëndësishëm që kanë këto bisedime në zgjidhjen e krizave të rajonit dhe në përballje me terrorizmin dhe radikalizmin. Kryeparlamentari iranian theksoi shtimin e përpjekjeve për të vendosur paqen dhe sigurinë në mesin e ummetit islam dhe shtoi se parlamenti islamik i Iranit mbështet çdo lëvizje për solidaritetin islame dhe për bashkëpunimin e vendeve islamike. Me përpjekjet e përbashkëta mund të zgjidhen problemet aktuale të botës islame me qëllim që ummeti islam të zë pozitën që i takon në arenën ndërkombëtare, tha në fjalën e tij Ali Larixhani.