Urime për festën e Ghadir Khomit
Sot më 18 Dhil’haxhe të vitit 1438 sipas kalendarit hënor, që përkon me 9 shtatorin 2017, është festa e madhe Ghadir Khom, e myslimanëve.
Ghadir Khom është një rajon mes Mekës dhe Medinës. Në këtë zonë hazreti Muhamed (s.a.v.s), Profeti i nderuar i Islamit, imam Aliun(as), imamin e parë të shiitëve të botës, e shpalli valiun pasardhës të tij. Profeti i nderuar i Islamit (s.a.v.s), gjatë kthimit nga haxhi i fundit i tij, i mblodhi të gjithë myslimanët e haxhit në rajonin Ghadir Khom dhe në këtë vend imam Aliun (as) e shpalli si, pasuesin, vëllain dhe zëvendësuesin e vet. Profeti i nderuar i Islamit në fjalimin e tij të rëndësishëm në Ghadir Khum theksoi: Për çdokënd që unë jam valiu i tij, pas meje Aliu është valiu i tij. Festa Ghadir Khomit është festa më e madhe e myslimanëve sepse në këtë ditë të gjitha përpjekjet e engjëjve hyjnorë kanë dhënë rezultat. Radio televizioni shtetëror i Republikës Islamike të Iranit, uron të gjithë shiitët, myslimanët dhe liridashësit e botës për festën e Ghadir Khomit.