Përfaqësuesit e Iranit dhe Rusisë takohen në Astana
Zëvendësministri i Jashtëm iranian për Çështjet Arabe dhe Afrikane dhe shefi i ekipit iranian në bisedimet në Astana, z. Husein Xhaberi Ansari, në një takim të enjten me homologun e tij rus Alexander Lavrentiev në kryeqytetin kazak, diskutuan zhvillimet aktuale në Siri.
Xhaberi Ansari tha se takimi i tij me Lavrentiev u zhvillua të enjten, një ditë pas takimit midis Ministrit të Jashtëm të Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe Presidentit rus Vladimir Putin në qytetin rus të Soçit. Kryenegociatori i Iranit në procesin e negociatave në Astana dhe homologu i tij rus shqyrtuan zhvillimet e fundit në Siri si dhe kuadrin e temave që do të negociohen mes përfaqësuesve të qeverisë dhe të opozitës siriane. Delegacionet nga Republika Islamike e Iranit, Rusia, Turqia, Siria së bashku me opozitarët sirianë, delegacioni i OKB dhe vendet vëzhguese do të marrin pjesë në bisedimet dyditore në Astana për gjetjen e një zgjidhje politike për krizën në Siri.