Në Teheran fillojnë katër panaire ndërkombëtar njëkohësisht
Panairi i parë ndërkombëtar për transportin ajror dhe pajisje të aeroporti, panairi i dytë ndërkombëtar për prodhimet e qumështit dhe industrisë përkatëse, panairi i tetë ndërkombëtar për pije, çaj, kafe dhe industritë përkatëse dhe panairi i 16-të ndërkombëtar i makinave të fabrikave dhe lëndëve të para për prodhimin e biskuiteve, ëmbëlsirave dhe çokollatave të Iranit, janë hapur njëkohësisht në Teheran.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në panairin e parë ndërkombëtar të industrisë së transportit ajror dhe pajisjeve të aeroportit marrin pjesë përfaqësues të kompanive të Gjermanisë, Kinës, Anglisë, Francës, Spanjës, Greqisë, Italisë dhe të disa vendeve të Lindjes së Mesme dhe prezantojnë produktet e tyre më të reja. Panairi i dytë ndërkombëtar i prodhimeve të qumështit dhe të industrisë përkatëse dhe dy panairet e tjera do të jenë të hapur deri më 18 shtator.