Zarif: Negociatat mes Arbilit dhe Bagdadit janë të domosdoshme
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar nevojën e zhvillimit të negociatave mes funksionarëve të rajonit të Kurdistanit dhe të qeverisë qendrore irakiane në Bagdad.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm iranian, në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA deklaroi se referendumi për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit nga Iraku është në kundërshtim me Kushtetutës dhe funksionarët e rajonit të Kurdistanit të Irakut duhet të zhvillojnë negociata me qeverinë qendrore në Bagdad duke respektuar Kushtetutën e Irakut e cila thekson respektimin e Kushtetutës së këtij vendi. Zarif shtoi se ndarja e rajonit të Kurdistanit nga Iraku përveçse nuk ndihmon popullin e këtij rajoni, ajo krijon edhe shumë rreziqe për sigurinë e Irakut dhe të rajonit.