Larixhani: Amerika po ecën në rrugë të gabuar
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit dënoi përpjekjen e Uashingtonit për të reformuar ose, nëse është e mundur, për të anuluar marrëveshjen bërthamore dhe argumentoi se amerikanët po ecin në drejtimin e gabuar.
Z. Ali Larixhani duke folur të mërkurën në Shiraz, tha se edhe evropianët nuk po pranojnë veprimet e palogjikshme të SHBA dhe shtoi se "Evropa thekson në ruajtjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin". Shefja e politikës së jashtme të BE znj. Federica Mogherini kohët e fundit tha se bashkësia ndërkombëtare duhet t'i përmbahet marrëveshjes bërthamore me Iranin, duke theksuar se ajo nuk është marrëveshje dypalëshe, por një marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar edhe nga KS i OKB. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, në kundërshtim me qëndrimet e palëve të tjera, vazhdimisht thekson se nuk është dakord me këtë marrëveshje, të cilën e ka quajtur “të tmerrshme”.