Larixhani: Amerikanët po luajnë me çështjen bërthamore
Kryetari i parlamentit të RII Ali Larixhani vuri në dukje se pavarësisht nga dështimi i veprimeve armiqësore të amerikanëve kundër kombit iranian pas Revolucionit Islamik, ata ende vazhdojnë të tallen me çështjen bërthamore.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, marrëveshja bërthamore e Iranit dhe G 5+1 (Britania, Franca, Rusia, Kina, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania) është në fuqi që nga janari 2016, por qeveria e Shteteve të Bashkuara si anëtare e këtij grupi, nuk ka zbatuar asnjëherë detyrimet e saj ët dala nga marrëveshja. Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar vazhdimisht se SHBA do të anulojë këtë marrëveshje dhe ak akuzuar Iranin për shkelje të frymës së marrëveshjes, ndërsa vendet tjerë anëtarë të kësaj marrëveshje si dhe ANEA kanë deklaruar vazhdimisht se Irani ka zbatuar me saktësi të gjitha obligimet që dalin nga marrëveshja bërthamore.