Velajeti: Amerika është njohur me rolin e Sepahut në rajon
(last modified Mon, 09 Oct 2017 05:18:57 GMT )
Tetor 09, 2017 07:18 Europe/Tirane
  • Velajeti: Amerika është njohur me rolin e Sepahut në rajon

Këshilltari i liderit suprem për çështjet ndërkombëtare ka thënë se armiqtë dhe sidomos Amerika dhe sionistët e dinë shumë mirë se sa i rëndësishëm është roli i gardës Revolucionare Sepah në mbrojtje të Iranit dhe miqve të tij në rajon.

Ali Akbar Velajeti, lidhur me sanksionet e Amerikës kundër Iranit dhe deklaratave të funksionarëve amerikanë kundër Sepahut ka thënë: Amerika që nga fitorja e Revolucionit Islamik në vitin 1979, nuk ka hequr dorë nga asnjë armiqësi kundër Iranit. Velajeti vuri në dukje se Sepahu është mbrojtës i Republikës Islamike të Iranit dhe i kushtetutës dhe shtoi: Sepahu deri më tani ka mbrojtur Iranin nga rreziqe të shumta. Sa i përket ndihmës së Iranit me konsulentë ushtarakë për Sirinë dhe Irakun, z. Velajeti tha: Nëse nuk do të ishte ndihma e konsulentëve ushtarakë iranianë, në këto vende do të vinin në pushtet qeveri me elementë të varur nga Amerika d.m.th. terroristët e ISIS.

Tags