Parlamenti iranian shpreh mbështetjen për Gardën e Revolucionit  Islamik
(last modified Tue, 10 Oct 2017 19:07:30 GMT )
Tetor 10, 2017 21:07 Europe/Tirane
  • Parlamenti iranian shpreh mbështetjen për Gardën e Revolucionit  Islamik

Komisioni i sigurisë kombëtare dhe i politikës së jashtme të Parlamentit të Iranit, shprehu mbështetjen për Gardën e Revolucionit  Islamik kundër retorikës kërcënuese të SHBA.

Deputetët e Parlamentit të Iranit deklaruan  mbështetjen e plotë për Gardën Revolucionare kundër masave të SHBA. Komisioni në një deklaratë të lëshuar të martën dënoi qëndrimin e zyrtarëve amerikanë ndaj Gardës Revolucionare dhe e quajti kërcënimin e tyre për renditjen e këtij institucioni mbrojtës në listën e zezë të grupeve terroriste, si një ide "idiote". Komisioni i sigurisë kombëtare dhe i politikës së jashtme të Parlamentit të Iranit i referohet projektligjit të Parlamentit të Iranit për tu përballur me 'veprimet terroriste dhe aventurore të Amerikës' në rajon, i cili u miratua me shumicë dërrmuese në parlament kohët e fundit dhe theksoi: "Ky komision mbështet të gjitha masat reciproke të Gardës Revolucionare ndaj forcave amerikane që mbështesin grupet terroriste në rajon.' Komisioni i sigurisë kombëtare dhe i politikës së jashtme përshëndeti rolin këshillues të Gardës Revolucionare në krijimin e sigurisë në Irak, Siri dhe në luftimin e ISIS-it në rajon. Nëse Garda Revolucionare nuk do ndihmonte në luftën kundër terrorizmit, ky rajon i ndjeshëm do ishte përfshirë në një krizë më të thellë, shtoi deklarata.

 

Tags