Larixhani arrin në San Petersburg
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, ka shkuar në San Peteresburg të Rusisë për të marrë pjesë në takimin e 137 të Unionit Ndërparlamentar të botës.
Sot kryetari Ali Larixhani pritet të takohet me Vijaceslav Volodin dhe me Valentina Matvijenko kryetar i Dumas dhe i Këshillit federativ (Senat) në Rusi. Në takimin 5 ditor të unionit Ndërparlamentar botëror marrin pjesë delegacione nga 150 vende të botës. Slogani i këtij takimi është “ ngritja dhe përhapja e kulturës dhe e paqes me anë të dialogut fetar dhe etnik”. Në kuadër të takim vjetor, kryetari i parlamentit islamik të Iranit pritet të mbajë një fjalim, si dhe do të zhvillojë takime me krerët e parlamenteve pjesëmarrëse. Unioni Ndërparlamentar Botëror është formuar në Gjenevë, me qëllim që të ndihmojë në vendosjen e paqes dhe bashkëpunimit mes kombeve nëpërmjet dialogut Ndërparlamentar.