Irani: “Trump, do të shohë më shumë në kohën e duhur”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61447-irani_trump_do_të_shohë_më_shumë_në_kohën_e_duhur
Forcat e Armatosura të Iranit kanë reaguar ndaj një lëvizjeje nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara për të renditur Gardën e Revolucionit Islamik në listën e organizatave terroriste, duke u zotuar të vazhdojnë të rrisin fuqinë mbrojtëse të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Tetor 14, 2017 19:24 Europe/Tirane
  • Irani: “Trump, do të shohë më shumë në kohën e duhur”

Forcat e Armatosura të Iranit kanë reaguar ndaj një lëvizjeje nga Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara për të renditur Gardën e Revolucionit Islamik në listën e organizatave terroriste, duke u zotuar të vazhdojnë të rrisin fuqinë mbrojtëse të Iranit.

"Në emër të Forcave të Armatosura dhe gjithë njerëzve vigjilentë të Iranit islamik, i themi qeverisë së korruptuar dhe mashtruese të SHBA se tendenca drejt rritjes së fuqisë mbrojtëse të Iranit për të luftuar regjimin e korruptuar të Amerikës do të vazhdojë pa u pakësuar dhe me më shumë motivim dhe vendosmëri ", tha gjeneral brigade Masud Xhezairi, i cili është zëdhënësi kryesor i Forcave të Armatosura të Iranit. Gjeneral brigade Xhezairi tha se Trump do të shohë më shumë disfata në të ardhmen e afërt. "Garda Revolucionare e Iranit sot është duke shkatërruar njëra pas tjetrës skemat e ndyra të udhëheqësve amerikanë, dhe në pjesën tjetër të kësaj rruge shumë gjëra mbeten të pashprehura, por administrata e Trump do të shohë më shumë në kohën e duhur", tha zëdhënësi i Forcave të Armatosura të Iranit. Deklaratat erdhën pasi Donald Trump mbajti një fjalim në të cilin tha se po autorizonte Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të vendoste sanksione të mëtejshme mbi "të gjithë" Gardën Revolucionare për atë që ai pretendoi se ishte "mbështetja e saj për terrorizmin".