Bisedimet mes Iranit dhe Rusisë për luftën kundër terrorizmit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61686-bisedimet_mes_iranit_dhe_rusisë_për_luftën_kundër_terrorizmit
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Moskë për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 20, 2017 05:51 Europe/Tirane
  • Bisedimet mes Iranit dhe Rusisë për luftën kundër terrorizmit

Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Moskë për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit.

Gjatë qëndrimit në Moskë zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me homologun e tij rus me të cilin diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale në kuadër të OKB. Më herët Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë ka kritikuar qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, marrëveshje të cilën e cilësoi një dokument ndërkombëtar dhe të pa dëmtueshëm. Sergei Riabkov gjithashtu refuzoi qëndrimet e presidentit amerikan dhe theksoi se Moska është e vendosur që të zbatojë këtë marrëveshje ndërkombëtare. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Moskë për të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar të çarmatimit bërthamor.