Bisedimet mes Iranit dhe Rusisë për luftën kundër terrorizmit
Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Moskë për të diskutuar mbi zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër terrorizmit.
Gjatë qëndrimit në Moskë zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit u takua me homologun e tij rus me të cilin diskutoi për zgjerimin e bashkëpunimeve bilaterale në kuadër të OKB. Më herët Sergei Riabkov, zv/ministër i jashtëm i Rusisë ka kritikuar qëndrimet e presidentit amerikan Donald Trump kundër marrëveshjes bërthamore mes Iranit dhe grupit 5+1, marrëveshje të cilën e cilësoi një dokument ndërkombëtar dhe të pa dëmtueshëm. Sergei Riabkov gjithashtu refuzoi qëndrimet e presidentit amerikan dhe theksoi se Moska është e vendosur që të zbatojë këtë marrëveshje ndërkombëtare. Zv/ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka shkuar në Moskë për të marrë pjesë në takimin ndërkombëtar të çarmatimit bërthamor.