Boruxherdi; politika e Trump kundër Iranit do të izolojë Amerikën
(last modified Tue, 24 Oct 2017 07:11:39 GMT )
Tetor 24, 2017 09:11 Europe/Tirane
  • Boruxherdi; politika e Trump kundër Iranit do të izolojë Amerikën

Kryetari i grupit të miqësisë së Iranit dhe Vietnamit në një takim me Oung Chu Luu kryetar i parlamentit të Vietnamit, takim që u mbajt në Hanoi tha se politika e presidentit amerikan Donald Trump kundër Iranit do të bëhet shkak për izolimin akoma më të madh të Amerikës në nivel botëror.

Qëndrimi i Trumpit rreth Iranit, duke marrë shkas nga slogani "Amerika e para" (America First), kërcënon Amerikën me izolim ndaj botës dhe me dobësim të kredibilitetit të saj, pasi ai përfaqëson një sulm të ri mbi bashkëpunimin shumëpalësh. Deri më tani, vëzhguesit kanë hasur vështirësi për të identifikuar pikat kryesore të diplomacisë së presidentit amerikan për shkak të mungesës së harmonisë apo të hendekut mes retorikës së tij të zjarrtë dhe veprimeve të tij. Por fjalimi i tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator, i cili u përqendrua në idenë e "sovranitetit" si dhe vendimi i tij të premten për të tërhequr miratimin për angazhimin e Iranit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore, zbatimit të së cilës i përmbahen të gjithë superfuqitë e tjera që e kanë nënshkruar atë, siç duket pohojnë një tendencë që është formësuar që nga ardhja e tij në Shtëpinë e Bardhë në janar. "Politika e jashtme e Trumpit ka gjetur një moto për veten e saj: doktrina e regresit", ka thënë Richard Haass, president i Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë. Ndihmës këshilltari për sigurinë kombëtare në administratën e Barack Obamas, Ben Rhodes tha: "Trump ka vënë në pikëpyetje edhe një herë aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të përmbushur detyrimet e veta ndërkombëtare", duke folur për "shkeljen e një marrëveshjeje historike" të lidhur në vitin 2015 me qëllim parandalimin e Teheranit për të përvetësuar armë bërthamore. 

Tags