Zv/ministri i jashtëm sirian arrin në Teheran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61855-zv_ministri_i_jashtëm_sirian_arrin_në_teheran
Fejsal Mekdad, zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë, të mërkurën arriti për një vizitë në Teheran.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 25, 2017 14:24 Europe/Tirane
  • Zv/ministri i jashtëm sirian arrin në Teheran

Fejsal Mekdad, zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë, të mërkurën arriti për një vizitë në Teheran.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Fejsal Mekdad në Teheran ka shkuar me ftesë të Husejn Xhaberi Ansari, sekretari për çështje arabe dhe afrikane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit, për të marrë pjesë në takimin e komitetit politik të përbashkët të të dy vendeve. Zv/ministri i punëve të jashtme të Sirisë përveç takimit me Xhaberi Ansari, zv/ministrin e punëve të jashtme të Iranit, do të takohet dhe bisedojë edhe me funksionarë të tjerë Iranianë si me Ali Larixhanin, kryetarin e Parlamentit Islamik të Iranit, me z. Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit me të cilët do të diskutojë rreth zhvillimeve më të fundit në Siri.