OKB akuzon Damaskun për përdorimin e armëve kimike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i61900-okb_akuzon_damaskun_për_përdorimin_e_armëve_kimike
Komiteti i përbashkët hetues i OKB dhe i organizatës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, ditën e premte nxori një raport ku pretendon se ngjarja në Khan Sheikhun është kryer nga qeveria e Sirisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 27, 2017 10:10 Europe/Tirane
  • OKB akuzon Damaskun për përdorimin e armëve kimike

Komiteti i përbashkët hetues i OKB dhe i organizatës për ndalimin e përdorimit të armëve kimike, ditën e premte nxori një raport ku pretendon se ngjarja në Khan Sheikhun është kryer nga qeveria e Sirisë.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, OKB ka pretenduar se sulmi me armë kimike në rajonin Khan Sheikhun të Sirisë, ku humbën jetën mbi 100 persona dhe u plagosën 450 të tjerë është kryer nga qeveria siriane. Pretendimet e OKB në këtë rast janë hedhur poshtë nga ana e Damaskut zyrtar. Shumë ekspertë thonë se pretendimet për përdorimin e armëve kimike nga ana e qeverisë së Sirisë kanë për qëllim devijimin e opinionit publik dhe dobësimin e pozitës së qeverisë siriane në luftën e saj kundër terroristëve, të cilët sipas raporteve zyrtare disa herë kanë përdor armë kimike në Siri.