Larixhani: Riadi i nxit grupet terroriste kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62093-larixhani_riadi_i_nxit_grupet_terroriste_kundër_iranit
Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke folur mbi bashkëpunimin midis regjimit sionist dhe Arabisë Saudite për armiqësi ndaj Iranit, shtoi: “Riadi po nxit grupet terroriste dhe kundër-revolucionare të veprojnë kundër Iranit”.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 02, 2017 17:39 Europe/Tirane
  • Larixhani: Riadi i nxit grupet terroriste kundër Iranit

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit duke folur mbi bashkëpunimin midis regjimit sionist dhe Arabisë Saudite për armiqësi ndaj Iranit, shtoi: “Riadi po nxit grupet terroriste dhe kundër-revolucionare të veprojnë kundër Iranit”.

Siç njofton agjencia e lajmeve IRNA, Ali Larixhani në një fjalim të enjten në qytetin Kom, duke ju referuar shqetësimeve sioniste dhe saudite lidhur me aktivitetet e Iranit dhe të boshtit të rezistencës, shtoi: “Gjatë viteve të fundit Tel Avivi dhe Riadi kanë marrë masa serioze kundër Iranit në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Larixhani në një pjesë të fjalës së tij foli për veprimet armiqësore të Uashingtonit në zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe shtoi se mbi çështjen bërthamore iraniane është krijuar një hendek midis Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre evropianë.