Ashton dhe Kerry: Dalja nga marrëveshja bërthamore shkatërron kredibilitetin e SHBA
(last modified Mon, 06 Nov 2017 16:36:17 GMT )
Nëntor 06, 2017 17:36 Europe/Tirane
  • Ashton dhe Kerry: Dalja nga marrëveshja bërthamore shkatërron kredibilitetin e SHBA

Shkelja e marrëveshjes bërthamore nga ana e  Shteteve të Bashkuara do të ngrejë probleme të mëdha për diplomacinë amerikane, tha ish-Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.

"Shumë kohë para se Donald Trump të dilte në skenë, udhëheqësit iranianë ishin të shqetësuar se Shtetet e Bashkuara mund të mos kenë një angazhim të qëndrueshëm ndaj një marrëveshjeje bërthamore”, tha Katrin Ashton në një intervistë me revistën mujore Prospect. Ajo shtoi: “Veprimet e Trump po vërtetojnë se pikëpamja e liderëve iranianë ishte e drejtë”.Duke theksuar se politikat e presidentit amerikan kanë krijuar pesimizëm në mbarë botën, Ashton tha: "Tashmë të gjitha format e bashkëpunimit janë bërë më të vështira. Çdo aktor kombëtar ose ndërkombëtar tani do të mendojë dy herë përpara se të firmosë një marrëveshje me SHBA”. Nga ana e tij, ish sekretari i DASH, John Kerry deklaroi se nëse Trump e nxjerr Amerikën nga marrëveshja bërthamore me Iranin, do të shkatërrohet kredibiliteti i politikës së jashtme të SHBA dhe askush nuk do t’i besojë më Uashingtonit.

 

Tags