Arbaini po kthehet në një prej simboleve botërore islame
(last modified Thu, 09 Nov 2017 18:24:27 GMT )
Nëntor 09, 2017 19:24 Europe/Tirane
  • Arbaini po kthehet në një prej simboleve botërore islame

Zv/presidenti i parë i RII, z. Is’hak Xhahangiri, i cili ndodhet në Irak për të marrë pjesë në ceremoninë e Arbainit huseinian, tha se kjo ceremoni po kthehet në një prej simboleve botërore islame.

Ai e quajti Arbainin një traditë të vjetër për të mbajtur gjallë Lëvizjen e Ashurasë dhe shtoi se kjo traditë po mbahet çdo vit më e lavdishme dhe më madhështore se një vit më parë. "Që nga viti i kaluar, siguria, qetësia dhe numri i pjesëmarrësve në tubim janë rritur ndjeshëm," tha ai, duke shtuar se më shumë se 2 milionë iranianë kaluan pikat kufitare në Irak, përveç shtetasve të huaj, të cilët arritën në Irak nëpërmjet kufijve të Iranit. Zv/presidenti i parë i RII theksoi se me përpjekjet e forcave të armatosura të Irakut, qeverisë dhe popullit, tashmë ekziston siguria e qëndrueshme në Irak dhe duke shkatërruar grupet terroriste e takfiriste qeveria e Bagdadit ka sovranitetin e plotë në vend. Ai shtoi se menaxhimi i një tubimi të tillë kaq madhështor dëshmon qartë për  aftësitë dhe kapacitetet e qeverisë irakiane dhe shtoi se Arbaini është një tubim i paprecedent në botë, ndërsa një numër kaq i madh i pelegrinëve hyn në një vend në një periudhë të shkurtër kohore. Xhahangiri, i cili mbërriti në Naxhaf të enjten në mëngjes, u tha gazetarëve se qëllimi i vizitës së tij në Irak është shprehja e respektit ndaj Imamit të 3-të të myslimanëve shi’itë dhe gjithashtu të vlerësojë qeverinë dhe popullin e Irakut për pritjen dhe strehimin miliona pelegrinëve të Imam Huseinit (as).

 

Tags