Destrojeri “Sepehr” i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i62939-destrojeri_sepehr_i_bashkohet_forcave_detare_të_ushtrisë_së_iranit
Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se destrojeri “Sepehr” me kapacitet të hedhjes së raketave, gjatë ditëve të ardhshme do t’i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 24, 2017 12:49 Europe/Tirane
  • Destrojeri “Sepehr” i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit

Komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se destrojeri “Sepehr” me kapacitet të hedhjes së raketave, gjatë ditëve të ardhshme do t’i bashkohet forcave detare të ushtrisë së Iranit.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se admiral Husejn Khanzadi, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, të premten në Gorgan në veri të Iranit, tha: “Deti Kaspik është deti i paqes dhe miqësisë dhe pesë vendet që ndodhen rreth këtij deti, synojnë garantimin e sigurisë kolektive. Programi më kryesor i forcave detare është garantimi i sigurisë në rajonet detare në sovranitetin e Republikës Islamike të Iranit”. Admiral Khanzadi gjithashtu tha se garantimi i sigurisë në linjat ndërlidhëse detare të cilat kanë rëndësi për ekonominë e Iranit, është prioritet tjetër i programit të forcave detare të ushtrisë së Iranit.