Selami: Armiqtë janë përdorur të nxijnë islamin
Zv/komandanti i përgjithshëm i Sepahut deklaroi se terrorist e ISIS janë munduar të nxijnë islamin dhe ta kthejnë këtë fe në një fe të urryer.
Gjeneral Husein Selami, zv/komandanti i përgjithshëm i gardës në një takim të mbajtur në qytetin Kum deklaroi se fitorja e forcave të rezistencës kundër terroristëve të ISIS ka hapur një faqe të ndritur në historinë islame dhe kjo fitore arriti të neutralizojë komplotet e rrezikshme të hegjemonizmit kundër botës islame. Zv/komandanti i përgjithshëm i gardës revolucionare Sepah deklaroi se një prej qëllimeve dhe objektivave kryesore të Amerikës në rajon është krijimi i përçarjeve në botën islame, devijimi i vëmendjes së opinionit publik të botës islame nga regjimi sionist dhe parandalimi i influencës së Republikës Islamike të Iranit. Gjeneral Husein Selami në këtë takim foli mbi disfatën historike të ISIS në Siri. Ai këtë fitore e cilësoi pikë vendimtare në historinë islame dhe tha se Amerika dhe disa vende të tjera duke mbështetur grupet terroriste takfiriste si ISIS, mundohen të përçajnë vendet e rajonit dhe t’i dobësojnë ata përballë regjimi sionist mirëpo më dështimin e ISIS ky komplot u neutralizua. Zv/komandanti i përgjithshëm i Sepahut ndër të tjera shtoi se pikëpamja e Republikës Islamike të Iranit është që ndryshimet politike në një vend të bëhen me dorën e popullit dhe me anë të një procesi demokratik dhe se armatosja e grupeve të caktuara dhe krijimi i luftërave të brendshme nuk është zgjidhje për ndryshimin e shtetit në një vend. Gjeneral Selami tha se ISIS ishte një rrezik shumë serioz dhe shtoi se ky grup terrorist takfirist ka lënë një katastrofë me të vërtetë njerëzore në Irak dhe në Siri që janë dy vende të rëndësishme të botës islame.