Nis java e unitetit, urime për ditëlindjen e hazretit Muhamed (s.a.v.s)
Dhjetor 01, 2017 07:17 Europe/Tirane
Sot më 12 Rabiul Aval të vitit 1439 H.K, që përkon me 1 dhjetorin e vitit 2017, është ditëlindja e hazretit Muhamed (s.a.v.s), profetit të nderuar të Islamit.
Sunitët, si datë të lindjes së hazretit Muhamed konsiderojnë 12 Rabiul Avalin ndërsa shiitët 17 Rabiul Avalin. Imam Khomeini(ra), themeluesi i Republikës Islamike të Iranit i cili ishte simbol i atyre që janë përpjekur për unitetin e botës islame, distancën mes këtyre dy ditëve e ka quajtur java e unitetit islam. Me këtë rast radiotelevizioni i Republikës Islamike të Iranit (Parstoday) me nisjen e javës së unitetit uron të gjithë myslimanët e botës për ditëlindjen e hazretit Muhamed (s.a.v.s), profetit të nderuar të Islamit.
Tags