Kthimi i nënpresidentit të parë të Iranit në Teheran
Nënpresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit, i cili udhëtoi për në Soçi të Rusisë, u kthye në Teheran pas marrjes pjesë në seancën e 16-të të këshillit të kryeministrave të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.
Nënpresidenti i parë i Republikës Islamike të Iranit u takua me nënsekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara dhe sekretarin ekzekutiv të Komitetit social dhe ekonomik të Azisë dhe Paqësorit (ESCAP) në Soçi të Rusisë. Es'hak Xhehagniri të premten në margjinat e samitit të kryeministrave të vendeve anëtare të OBSH në qytetin Soçi të Rusisë dhe në takim me Shamshad Akhtar, sekretar ekzekutiv i ESCAP, ka thënë: Republika Islamike e Iranit ka trajtuar seriozisht çështjen e zhvillimit të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Xhehangiri duke iu referuar fatkeqësive natyrore, ka thënë se thatësira në vitet e fundit ka kthyer rajonet e Irakut, Sirisë, Arabisë Saudite dhe Iranit në qendra të rrezikshme për krijimin e mikroorganizmave, që Kombet e Bashkuara e kanë të nevojshme për ta zgjidhur këtë çështje.