Ajetollah Araki: Faza e ngritjes së kombeve islamike ka filluar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i63755-ajetollah_araki_faza_e_ngritjes_së_kombeve_islamike_ka_filluar
Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Përafrimit të Medhhebeve Islamike ka thënë: "Tani, historia e kombeve islamike ka filluar dhe faza e pushtimit pa mbrojtjen e armiqve të Islamit në vendet islamike ka mbaruar".
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 05, 2017 10:07 Europe/Tirane
  • Ajetollah Araki: Faza e ngritjes së kombeve islamike ka filluar

Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Përafrimit të Medhhebeve Islamike ka thënë: "Tani, historia e kombeve islamike ka filluar dhe faza e pushtimit pa mbrojtjen e armiqve të Islamit në vendet islamike ka mbaruar".

Ajetollah Mohsen Araki, Sekretari i Asamblesë së Përgjithshme të Përafrimit të Medhhebeve Islamike, të martën, në Konferencën e 31 Ndërkombëtare të Unitetit Islamik në Teheran, përcolli mesazhin e konferencës duke thënë se shoqëria Islame ishte e bashkuar kundër pushtimit të kulturës teokratike, pushtimit të qytetërimit material të Perëndimit dhe pushtimit ushtarak , armiqve kulturorë dhe ekonomikë të Islamit. Ajetollah Araki duke përmendur rajonin e Azisë Perëndimore si zemra e botës, ka thënë: "Popujt e Irakut, Sirisë dhe Libanit, në bashkëpunim me popullin iranian dhe luftëtarët nga Afganistani dhe Pakistani dhe vende të tjera, janë të integruar kundër sulmeve të arrogancës globale kundër ISIS. Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Përafrimit të Medhhebeve Islamike, duke thënë se "sot duhet të fillojmë rindërtimin e civilizimit të ri islamik", deklaroi se "humbja e ISIS-it nuk ishte një dështim i një grupi terrorist, por një humbje e plotë e botës arrogante përballë Islamit”.  Sekretari i përgjithshëm i Asamblesë së Përgjithshme të Përafrimit të Medhhebeve Islamike u kërkoi elitave dhe studiuesve të Islamit të bëjnë sugjerime mbi parimet e qytetërimit modern islam dhe mënyrat për ta zbatuar atë. Ajetollah Araki gjithashtu propozoi që të krijohet një komitet ekzekutiv për të ndjekur propozimet e paraqitura në Konferencën e Unitetit Islamik për të vendosur unitetin dhe për të shpjeguar qytetërimin e ri islamik.