Garda Revolucionare: Veprimi i Trump, kurthi më i madh kundër ummetit islam
Garda Revolucionare Sepah, pasi dënoi vendimin e presidentit amerikan për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist ka thënë se ky vendim është kurthi më i madh që thuret kundër ummetit islam.
Donald Trump, presidenti i Amerikës ditën e mërkurë me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin e shpalli kryeqytet të regjimi të Izraelit. Garda Revolucionare duke reaguar ndaj këtij vendi ka dalë me një deklaratë ku thuhet: Ky vendim i papërgjegjshëm dhe i marrë i presidentit amerikan në njohje zyrtare të Kodsit si kryeqytet të Izraelit që është regjim sionist fëmijëvrasës, është një komplot dhe kurth i madh kundër ummetit islam dhe një veprim për shkeljen e të drejtave të palestinezëve. Për këtë është e nevojshme që bota islame dhe shoqëritë e tjera liridashëse të mbajnë një qëndrim të unifikuar dhe të fortë për tu përballur me këtë komplot djallëzor. Ky veprim i autoriteteve të shtëpisë së bardhë dhe të sionizmit ndërkombëtar do të bëhet shkak që rezistenca kundër sionizmit të vazhdojë rrugën e saj më e vendosur se kurdoherë tjerë për çlirimin e Kodsit të shenjtë, për dëbimin e pushtuesve të Palestinës dhe për kthimin e të drejtave të palestinezëve. Intifada palestineze me më shumë nxitim se në të kaluarën është futur në një fazë të re dhe ajo me mbështetjen e gjithanshme të ummetit islam do të përballet me politikat e reja të Shejtanit të Madh në rajon dhe do t’i japë fund regjimit fals dhe krimeve të sionistëve dhe do të heqë gjëndrën kanceroze nga trupi i botës islame.