Ministri i brendshëm turk arrin në Teheran
Dhjetor 09, 2017 11:28 Europe/Tirane
Ministri turk i punëve të brendshme Sulejman Sojlu mbërriti në Teheran të shtunën.
Sojlu u prit nga zëvendësministri i punëve të brendshme të Iranit për çështjet e sigurisë Mohamed Hosein Zolfiqari. Ai është planifikuar të mbajë bisedime me homologun e tij iranian, Abdurreza Rahmani Fazli. Zgjerimi i lidhjeve dhe diskutimi i çështjeve rajonale dhe ndërkombëtare janë temat e takimeve. Sojlu po viziton Iranin me ftesë zyrtare të Rahmani Fazli.
Tags