Kuvendi i Ekspertëve të Lidershipit dënon veprimin anti-palestinez të Trump
Kuvendi i Ekspertëve të Lidershipit tha se veprimi i SHBA-së për shpalljen e Kodsit si kryeqytet i regjimit sionist ishte një gabim i madh ndaj regjimit okupator sionist dhe kundër kauzës palestineze.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të mërkurën mbrëma (6 dhjetor), pavarësisht kundërshtimeve të fuqishme rajonale dhe ndërkombëtare, e prezantoi Kodsin si kryeqytetin e regjimit të rrejshëm të Izraelit. Kuvendi i Ekspertëve të Lidershipit sot njoftoi në një deklaratë se "veprimi provokues dhe i pavolitshëm i Presidentit të Shteteve të Bashkuara është një fat i ri dhe pasqyron thellësinë e zemërimit kundër armiqve të Islamit dhe muslimanëve dhe shkeljen e të drejtave të popullit të shtypur palestinez". Në deklaratën e Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit thuhet: "Ky komplot i arrogancës, përveç shkeljes eksplicite të rezolutave ndërkombëtare, pasqyron planet e zymta të Shtëpisë së Bardhë dhe të regjimit të rremë të Izraelit pas humbjes së grupit ISIS dhe dështimit të planeve të tyre në Lindjen e posaçërisht në Irak dhe Siri.