Ajetullah Hashemi Shahrudi: Amerika është më sioniste se sa sionistët
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64051-ajetullah_hashemi_shahrudi_amerika_është_më_sioniste_se_sa_sionistët
Kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit ka dënuar vendimin e presidentit amerikan kundër Kodsit të shenjtë dhe ka deklaruar se Amerika është më sioniste se sa vetë sionistët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 11:07 Europe/Tirane
  • Ajetullah Hashemi Shahrudi: Amerika është më sioniste se sa sionistët

Kryetari i Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit ka dënuar vendimin e presidentit amerikan kundër Kodsit të shenjtë dhe ka deklaruar se Amerika është më sioniste se sa vetë sionistët.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi të shtunën në fillim të mbledhjes së Asamblesë për Përcaktimin e Interesave të Shtetit të Iranit, deklaroi se Kodsi i shenjtë është vend shumë i shenjtë dhe i bekuar islam dhe veprimet armiqësore dhe djallëzore të Donald Trump, presidentit të Amerikës, për njohjen zyrtare të këtij qyteti si kryeqytet të regjimit fals izraelit, janë veprime armiqësore kundër bindjeve islame që provokojnë botën islame dhe myslimanët, por edhe jo myslimanët. Ajetullah Hashemi Shahrudi duke kujtuar natyrën sioniste të vendimit të fundit të Trump, shtoi: "Këto veprime tregojnë se Trump synon mbështetjen absolute ndaj sionizmit botëror dhe mundohet të shtojë hegjemoninë e regjimit izraelit në rajonin e Lindjes së Mesme. Veprimi i fundit i Amerikës u bë shkak për krijimin e Intifadës së re në rajon dhe kjo do të sjell rezultat për myslimanët", tha Sejed Mahmud Hashemi Shahrudi.