Shamkhani: Irani ka penguar ISIS-in të bëhet fqinj i Evropës
"Bashkëpunimi ekonomik pas arritjes së marrëveshjes bërthamore midis Iranit dhe Mbretërisë së Bashkuar nuk është i kënaqshëm për momentin", tha të shtunën sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë kombëtare të Iranit, z. Ali Shamkhani në një takim me sekretarin e jashtëm britanik, Boris Johnson.
"Lehtësimi i lidhjeve bankare mund të jetë një mundësi për zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh", shtoi ai. "Sjellja e SHBA ndaj marrëveshjes bërthamore të Iranit është një fatkeqësi dhe qëndrimi në të do të diskreditojë Amerikën dhe gjithashtu edhe marrëveshjet ndërkombëtare", tha z. Shamkhani duke kritikuar vendet evropiane dhe SHBA për moszbatimin e Planit të Përbashkët të Veprimit. "Irani ka marrë vendimet e nevojshme përsa i përket sjelljes së pahijshme të Uashingtonit ndaj marrëveshjes së Iranit", vuri në dukje sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë kombëtare të Iranit. Shamkhani vuri në dukje vendimin e fundit të Presidentit Trump për të zhvendosur ambasadën e SHBA nga Tel Avivi në Kods, duke e konsideruar këtë një veprim në kundërshtim me vullnetin e botës myslimane. Ndërkohë, Johnson përmendi rëndësinë e përpjekjeve për të hequr pengesat në rrugën e marrëveshjes bërthamore të Iranit, duke thënë se ajo është një marrëveshje multilaterale dhe ndërkombëtare dhe zbatimi i saj do të jetë në dobi të paqes dhe stabilitetit në botë. Aktet e njëanshme do t[a bëjnë të vështirë arritjen e paqes tha ai, duke theksuar kundërshtimin e Londrës ndaj vendimit të SHBA-së në njohjen e Kodsit si kryeqytet i Izraelit.