Kodsi do të kthehet në varrin e Izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64083-kodsi_do_të_kthehet_në_varrin_e_izraelit
Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Kudsi i shenjtë do të kthehet në një varrezë për regjimin izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2017 17:11 Europe/Tirane
  • Kodsi do të kthehet në varrin e Izraelit

Komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se Kudsi i shenjtë do të kthehet në një varrezë për regjimin izraelit.

Duke folur në një takim me një numër të personelit të Gardës Revolucionare në Teheran të shtunën, gjeneralmajor Muhamed Ali Xhafari tha se vendimi fundit i Presidentit të SHBA, Donald Trump, për të njohur Kudsin si "kryeqytet" i Izraelit kishte për qëllim shkatërrimin e xhamisë al-Aksa. "SHBA-ja dhe regjimi sionist kanë kryer marrëzinë e tyre më historike ndaj Kudsit të shenjtë, dhe me vullnetin e Zotit, Kudsi do të bëhet një varrezë për regjimin fals të Izraelit", shtoi ai . Xhafari u bëri thirrje myslimanëve që menjëherë të ngrihen kundër "komplotit të egër" amerikano-sionist, përndryshe do të ishte tepër vonë. "Ne jemi të informuar se ky vendim ishte rezultat i konsultimeve, marrëveshjeve dhe koordinimit prapa skenave të SHBA-ve me disa vende arabe, veçanërisht Arabinë Saudite, dhe se ata kishin qenë të vetëdijshëm për këtë çështje që disa muaj më parë" tha komandanti i lartë i Gardës Revolucionare të Iranit. Ai shtoi se regjimi saudit është duke bërë përpjekje për të kufizuar vetëm në fjalë dhe deklarata qëndrimin e kombeve myslimane kundër krimit të ri të SHBA dhe tha se Riadi kishte rënë dakord me Izraelin dhe SHBA për të parandaluar çdo "veprim praktik" që synonte mbrojtjen e Kudsit. “Sidoqoftë, myslimanët përsëri do të pengonin komplotet e armiqve”, theksoi komandanti i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.