Nuk e njoh Netanjahun, jam ushtar i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64139-nuk_e_njoh_netanjahun_jam_ushtar_i_iranit
Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka lavdëruar "sakrificën dhe sportivitetin" e një mundësi iranian, i cili qëllimisht bojkotoi ndeshjen e tij gjatë Kampionatit Botëror U23 në Poloni për të shmangur përballjen me një rival izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2017 17:42 Europe/Tirane
  • Nuk e njoh Netanjahun, jam ushtar i Iranit

Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei ka lavdëruar "sakrificën dhe sportivitetin" e një mundësi iranian, i cili qëllimisht bojkotoi ndeshjen e tij gjatë Kampionatit Botëror U23 në Poloni për të shmangur përballjen me një rival izraelit.

Në një takim të dielën me sportistin  Alireza Karimi dhe familjen e tij, Lideri Suprem i Revolucionit Islamik e këshilloi mundësin iranian që të "presë shpërblimin e tij shpirtëror nga Zoti i Plotfuqishëm". "Sigurisht, zyrtarët iranianë nuk duhet të kursejnë asnjë përpjekje përsa i përket lavdërimit dhe shpërblimeve materiale për këtë veprim madhështor," tha Ajetollah Khamenei. "Me të vërtetë u ndjeva krenar që tregove se një nga të rinjtë tanë është gati të shkelë egon dhe dëshirën e tij për një qëllim të madh dhe të lartë dhe të heqë dorë nga e drejta e tij definitive dhe nga fitimi i titullit kampion ", shtoi Lideri Suprem i Revolucionit Islamik. Gjatë takimit, Ajetollah Khamenei i dha unazën e tij Alireza Karimit si një dhuratë. Në një ceremoni më 29 nëntor, Federata e Mundjes e Republikës Islamike të Iranit e përgëzoi Karimin për sakrificën e tij. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në 4 dhjetor deklaroi në një video se Irani e kishte detyruar Karimin të humbasë, duke thënë se Irani "preferonte më tepër që atletët e tij të humbasin, sesa të konkurrojnë kundër izraelitëve". Duke iu përgjigjur deklaratave të Netanjahut, Karimi tha se nuk e njeh Netanjahun, duke shtuar se ai ishte një ushtar i Iranit dhe shumë krenar që është një iranian.