Ruhani: Myslimanët do t’a shkatërrojnë komplotin amerikano-sionist në Kuds
Presidenti iranian z. Hasan Ruhani deklaroi se uniteti dhe rezistenca e popullit të shtypur palestinez dhe e kombeve të tjera myslimane do të çojë përfundimisht në dështimin e planit amerikano-sionist për të njohur Kudsin si "kryeqytet" i Izraelit.
Në një bisedë telefonike të hënën me Ismail Hanijeh, kreun e lëvizjes së rezistencës islamike palestineze Hamas, z Ruhani tha se vendimi "fyes" nga Presidenti i SHBA Donald Trump për të njohur Kudsin si "kryeqyteti" i Izraelit ishte një plan vicioz kundër Palestinës dhe botës myslimane, dhe u bëri thirrje të gjithë myslimanëve që të rezistojnë në unitet kundër këtij komploti të rrezikshëm. "RII kundërshton ashpër këtë lëvizje të SHBA. Kjo lëvizje e gabuar zbuloi më qartë natyrën e regjimit amerikan dhe sionist në botë dhe dëshmoi se ata nuk duan të njohin zyrtarisht të drejtat e popullit palestinez," tha presidenti iranian. Ruhani u bëri thirrje të gjitha lëvizjeve palestineze për t'i dhënë një përgjigje të fortë regjimit izraelit dhe SHBA. Shefi i Hamasit, nga ana e tij, tha se vendimi i Trump ishte një shkelje e hapur e të drejtave të të gjithë myslimanëve. Ai shtoi se populli palestinez nuk do të lejojë kurrë që Izraeli dhe SHBA të zbatojnë planin, sepse Kudsi i përket Palestinës dhe botës myslimane. Hanijeh vuri në dukje fillimin e Intifadës së re dhe tha se palestinezët ishin të vendosur të vazhdonin kryengritjen dhe të bënin që plani amerikano-sionist të dështojë.