Zarif: Trump duke kërcënuar të tjerët dobëson demokracinë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i64901-zarif_trump_duke_kërcënuar_të_tjerët_dobëson_demokracinë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, mbrëmjen e së mërkurës duke kritikuar qëndrimet e Amerikës kundrejt votimit në OKB për çështjen e Kodsit ka thënë se Uashingtoni ka qëndruar në mentalitetin “ Ose me ne, ose kundra nesh.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 21, 2017 06:07 Europe/Tirane
  • Zarif: Trump duke kërcënuar të tjerët dobëson demokracinë

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, mbrëmjen e së mërkurës duke kritikuar qëndrimet e Amerikës kundrejt votimit në OKB për çështjen e Kodsit ka thënë se Uashingtoni ka qëndruar në mentalitetin “ Ose me ne, ose kundra nesh.

Donald Trump presidenti i Amerikës me qëndrimet kërcënuese ndaj atyre që kundërshtojnë kërkesat imponuese të tij, ka treguar se po pengon përhapjen e demokracisë në nivel botëror. Mbrëmjen e së mërkurës presidenti amerikan ka kërcënuar ato vende të cilat synojnë të ndërmarrin ndonjë veprim kundër vendimit të Uashingtonit ndaj Kodsit. Uashingtoni do të ndërpresë ndihmat e tij për ato vende që do të votojnë në OKB kundër vendimit të Uashingtonit rreth Kodsit, ka thënë në fjalën e tij Donald Trump president i Amerikës. AP i OKB sot do të mbajë një takim për të analizuar këtë çështje. Më herët një rezolutë e propozuar nga Egjipti rreth çështjes së Kodsit është votuar pro nga 14 anëtarë të KS të OKB por është rrëzuar me veton e përdorur nga Amerika. rezoluta ishte kundër vendimit të Trump për njohjen zyrtare të Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.