Miratohen 2 rezoluta të propozuara nga Irani në OKB
(last modified Thu, 21 Dec 2017 08:38:08 GMT )
Dhjetor 21, 2017 09:38 Europe/Tirane
  • Miratohen 2 rezoluta të propozuara nga Irani në OKB

Në OKB janë miratuar 2 rezoluta të propozuara nga Irani të titulluara “ Bota kundër dhunës dhe radikalizmit.

Rezolutat e propozuara nga Irani janë miratuar ditën e mërkurë në AP të OKB. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit në OKB në fjalën e tij ka thënë se dhuna dhe radikalizmi janë dy sfida të rëndësishme të botës përballja me të cilat është e nevojshme. Golam’ali Khoshro duke përmendur valën e radikalizmit gjatë viteve të fundit në botë tha se krimet që kanë kryer grupet terroriste në Siri, Irak dhe vende të tjera të botës e bën të nevojshëm angazhimin serioz të Bashkësisë Ndërkombëtare me këtë fenomen. Përfaqësuesi i përhershëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se bashkëveprimi dhe koordinimi është një mjet efikas për të luftuar radikalizmin dhe prej vendeve të botës kërkoi të marrin të gjitha masat e nevojshme për të eliminuar këtë fenomen nga faqja e dheut. Rezoluta Bota pa dhunë dhe radikalizëm është përpiluar në bazë të propozimit të Hasan Ruhani gjatë fjalimit të tij të parë në AP të OKB në vitin 2013. Propozimi i presidentit iranian u miratua me 190 vota pro dhe pa asnjë votë kundër në AP të OKB.

 

 

Tags