Erakchi: Plani i Përbashkët i Veprimit merret thjeshtë me çështjet bërthamore
Zëvendësministri i jashtëm për çështje juridike dhe ndërkombëtare i RII z. Abas Erakchi tha se Plani i Përbashkët i Veprimit (PPV) merret vetëm me çështjet bërthamore.
Erakchi i bëri këto deklarata gjatë vizitës së tij në Paris të enjten ku u takua me Drejtorin e Institutit Francez të Çështjeve Ndërkombëtare Thierry de Montbrial. Zëvendësministri i jashtëm i RII gjatë fjalimit që mbajti në këtë Institut ka folur mbi lidhjet e ndërsjella midis Iranit dhe Francës, si dhe çështjet rajonale dhe ndërkombëtare. Erakchi vuri në dukje marrëveshjen bërthamore si një arritje të rëndësishme diplomatike në fushën e zgjidhjes së problemeve ndërkombëtare dhe nënvizoi se PPV është thjesht i kufizuar në çështjet bërthamore dhe nuk ka lidhje me ndonjë çështje tjetër. Ai gjithashtu shpjegoi qëndrimet dhe politikat e Iranit mbi zhvillimet rajonale, duke përfshirë Libanin, Sirinë, Jemenin, Irakun, Bahrejnin, si dhe grupin terrorist ISIS dhe tha se Irani përpiqet për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe nuk do të kursejë asnjë veprim për të realizuar një gjë të tillë. z. Erakchi vuri në dukje rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik midis Teheranit dhe Parisit dhe nënvizoi përpjekjet në drejtim të lehtësimit të bazave të nevojshme për një bashkëpunim të tillë.