Zarif reagon ndaj miratimit të rezolutës në AP të OKB
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit mbrëmjen e së enjtes reagoi ndaj miratimit të rezolutës në AP të OKB.
Rezoluta pro Kodsit është miratuar me 128 vota pro, 9 kundër dhe 35 vota abstenim. Në bazë të kësaj rezolute, Kodsi nuk njihet si kryeqytet i regjimit sionist. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Twitter deklaroi se bota i ka thënë një Jo të fuqishme regjimit të Trump. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe, populli palestinez dhe tani edhe AP e OKB me miratimin e rezolutës së propozuar nga Egjipti kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kodsit si kryeqytet të regjimit sionist.