Irani me procedurë ligjore njeh Kudsin kryeqytet të Palestinës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65105-irani_me_procedurë_ligjore_njeh_kudsin_kryeqytet_të_palestinës
Ligjvënësit iranianë kanë miratuar një projekt-ligj që njeh Kudsin si kryeqytet të përhershëm të shtetit të Palestinës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2017 07:02 Europe/Tirane
  • Irani me procedurë ligjore njeh Kudsin kryeqytet të Palestinës

Ligjvënësit iranianë kanë miratuar një projekt-ligj që njeh Kudsin si kryeqytet të përhershëm të shtetit të Palestinës.

Ky projekt-ligj u miratua me 187 vota për, 15 kundër dhe 9 abstenime nga gjithsej 233 deputetë të pranishëm në një sesion të parlamentit iranian të dielën. Kjo masë do t'i bashkëngjitet nenit 1 të legjislacionit i cili përcakton mbështetjen e Revolucionit Islamik për popullin palestinez. Ky projekt-ligj tani i është referuar komisionit përkatës parlamentar dhe do të vihet në agjendën e parlamentit brenda 48 orëve të ardhshme. Irani ka qenë prej kohësh mbështetës i palëkundshëm i çështjes palestineze dhe u bëri thirrje myslimanëve anembanë botës që të bashkohen kundër regjimit okupues të Izraelit.