Larixhani: Amerikanët në kërkim të aventurave të reja në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65123-larixhani_amerikanët_në_kërkim_të_aventurave_të_reja_në_rajon
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, tha se pretendimi i Shteteve të Bashkuara se raketa e lëshuar nga lëvizja Ansarullah në Jemen i përkiste Iranit, është një pohim i rremë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 24, 2017 14:14 Europe/Tirane
  • Larixhani: Amerikanët në kërkim të aventurave të reja në rajon

Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, tha se pretendimi i Shteteve të Bashkuara se raketa e lëshuar nga lëvizja Ansarullah në Jemen i përkiste Iranit, është një pohim i rremë.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një takimi me kryetarin e Dumës Shtetërore Ruse, Vyacheslav V. Volodin, në margjinat e Konferencës së kryetarëve të parlamenteve të gjashtë vendeve të mbajtur në Islamabad. Me këtë rast, ai theksoi edhe mbi zgjerimin e marrëdhënieve Teheran-Moskë, veçanërisht në sektorin e tregtisë dhe ekonomisë. Duke shprehur kënaqësi për prodhimin e përbashkët të lokomotivave midis Iranit dhe Rusisë, Larixhani bëri thirrje për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në këtë sektor. Ai tha se disa vende po përpiqen të përfitojnë nga fitorja e Iranit dhe Rusisë në Siri. Larixhani tha se prania e forcave amerikane në Siri është pengesë për suksesin e forcave të sigurisë siriane kundër terroristëve. Larixhani falënderoi homologun e tij rus për miratimin e një politike të njëjtë kundër vendimit të Donald Trump kundër Kudsit. Larixhani më tej tha se Amerika dëshiron të fillojë një aventurë të re në rajon. Vyacheslav V. Volodin duke kritikuar politikën e dyfishtë të Shteteve të Bashkuara, ka thënë se autoritetet amerikane kanë frikë nga realiteti. Vyacheslav tha se Rusia dëshiron të rrisë bashkëpunimin ekonomik me Iranin dhe këtë vit, një delegacion tregtar rus i nivelit të lartë do të vizitojë Iranin.