Përsëri termet prej 4.2 shkallë Rikhter në Teheran dhe Karach
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i65395-përsëri_termet_prej_4.2_shkallë_rikhter_në_teheran_dhe_karach
Një termet prej 4.2 shkallë Rikhter përsëri ka goditur Teheranin dhe Karachin të mërkurën në mëngjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 27, 2017 08:25 Europe/Tirane
  • Përsëri termet prej 4.2 shkallë Rikhter në Teheran dhe Karach

Një termet prej 4.2 shkallë Rikhter përsëri ka goditur Teheranin dhe Karachin të mërkurën në mëngjes.

Vendi i saktë ku ka ndodhur ky termet ka qenë 42 kilometra larg Teheranit. Thellësia e tokës së tërmetit ka qenë 12 km. Kryetari i shtabit për menaxhimin e krizave në Iran në lidhje me këtë rast ka thënë: Nuk ka vend për panik, sepse ky termet nuk ka paraqitur asnjë rrezik. Ismail Naxhar, pas ndodhjes së tërmetit në kufijtë e provincave Teheran dhe Al Borz, ka thënë: Nëse banorët e Karachit, Al Borzit dhe Melardit në provincën Teheran ndjehen të frikësuar dhe vendosin të qëndrojnë nëpër makina, makinat e tyre t\i vendosin nëpër vende të sigurta dhe të mos krijojnë trafik. Kryetari i shtabit për menaxhimin e krizave në Iran duke thënë se në Iran në ditë regjistrohen 60-70 tërmete, ka shtuar: Nuk mund të parashihen tërmetet dhe pretendimet për parashikimin e tërmeteve nuk janë të sakta. Mohamed Husejni Makhimi, guvernator i provincës Teheran po ashtu duke folur në lidhje me tërmetin e ndodhur në Teheran, ka thënë: Qytetarët të ruajnë qetësinë dhe të marrin masat e sigurisë dhe të lëvizin makinat e tyre nga vendet publike.