Vazhdojnë marshimet për të dënuar trazirat e fundit në Iran
(last modified Sun, 07 Jan 2018 22:30:06 GMT )
Janar 07, 2018 23:30 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë marshimet për të dënuar trazirat e fundit në Iran

Populli iranian ka vazhduar sot në shumë qytete të RII organizimin e marsheve për të dënuar trazirat e kohëve të fundit në disa pjesë të Iranit dhe në mbështetje të idealeve të Revolucionit Islamik.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, nga e marta e kaluar (2 janar) në shumë qytete të RII janë organizuar marshime vullnetare dhe këto tubime do të vazhdojnë edhe nesër në disa qytete të Irani. Grupe të ndryshme popullore dhe politike në Iran kanë dënuar protestuesit të cilët kanë shkatërruar pronat publike gjatë protestave të disa ditëve më parë. Nga e enjtja (28 dhjetor 2017), për disa ditë janë organizuar protesta kundër rritjes së çmimeve të disa artikujve dhe problemeve ekonomike, por disa elementë oportunistë kanë keqpërdorur këto protesta duke shkaktuar trazira nëpër rrugë.