Irani dënon politikat ndërhyrëse të SHBA
(last modified Wed, 10 Jan 2018 19:17:39 GMT )
Janar 10, 2018 20:17 Europe/Tirane
  • Irani dënon politikat ndërhyrëse të SHBA

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi ratifikimin e fundit të aktit anti-Iran nga Dhoma e Përfaqësuesve të SHBA.

“Aprovimi intervenues i një rezolute të tillë nga Dhoma e Përfaqësuesve është e papranueshme dhe e dënueshme”, deklaroi sot z. Behram Kasemi, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit. "Masat e tilla të miratuara nga qeveria e SHBA kundër popullit të guximshëm të Iranit tregojnë natyrën lakmitare dhe hegjemoniste të sundimtarëve amerikanë," shtoi ai. Populli inteligjent i Iranit ka qenë gjithmonë i vetëdijshëm për rezolutat, deklaratat dhe veprimet armiqësore të ndërmarra nga administrata amerikane, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit duke shtuar: "Pa dyshim, këto janë politika të dështuara”. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të RII denoncoi politikat e dyfishta të SHBA ndaj iranianëve dhe deklaroi: ”Ndërsa SHBA duke adoptuar një qëndrim ndërhyrës pretendon të mbrojë popullin iranian, ky vend vendos sanksione brutale kundër popullit iranian dhe ua ndalon iranianëve të hyjnë në Shtetet e Bashkuara”.

 

Tags