Erakçi takohet me Helga Schmid
Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi iranian i shtabit për ndjekin e zbatimit të marrëveshjes bërthamore, të enjten ka zhvilluar një takim me Helga Schmid, zv/shefen e diplomacisë evropiane.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se Muhamed Xhavad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe delegacioni i tij shoqërues të enjten në mëngjes kanë arritur në Bruksel për takim me znj. Federika Mogherini, shefen e diplomacisë evropiane dhe gjithashtu me ministrat e jashtëm të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë. Ndërkohë Sejed Abas Erakçi në kuadër të kësaj vizite para fillimit të takimeve zyrtare të z. Zarif me homologët e tij evropian, ka zhvilluar një takim me znj. Helga Schmid, zv/shefen e diplomacisë evropiane.