Irani dhe Italia nëshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi prej 5 miliardë euro
Një marrëveshje prej 5 miliardë euro u nënshkrua të enjten nga bankat iraniane dhe një kompani italiane për të financuar projekte investimi në Iran.
Agjencia e lajmeve IRNA bëri të ditur se Banka Iraniane e Industrisë dhe Minierave, dhe Banka e Lindjes së Mesme nënshkruan marrëveshjen me kompaninë Investimet Globale Italiane. Marrëveshja parashikon mundësinë për bankat e tjera për t'u bashkuar me të, dhe do të sigurojë financimin e kërkuar për projektet ndërtimore dhe prodhuese duke përdorur teknologjitë dhe makineritë italiane, si dhe shërbimet inxhinierike dhe teknike të kompanive italiane. Italia është vendi i shtatë për nivelin e investimeve në Iran pas Indisë, Kinës, Koresë së Jugut, Danimarkës, Austrisë dhe Rusisë.