Zarif: Marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i66731-zarif_marrëveshja_bërthamore_nuk_mund_të_rinegociohet
Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe shefja e politikës së jashtme të BE znj. Federica Mogherini, theksuan mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 13, 2018 05:11 Europe/Tirane
  • Zarif: Marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet

Ministri i Jashtëm i Iranit Muhamed Xhavad Zarif dhe shefja e politikës së jashtme të BE znj. Federica Mogherini, theksuan mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e njohur zyrtarisht si Plani i Përbashkët i Veprimit.

Zarif dhe Mogherini u takuan pas dyerve të mbyllura në Romë, ku diskutuan mbi marrëveshjen bërthamore, mbi marrëdhëniet dypalëshe Iran-BE dhe  mbi zhvillimet më të rëndësishme rajonale kryesisht në Liban dhe Siri. Shefat e diplomacisë së Iranit dhe BE, theksuan se marrëveshja bërthamore nuk mund të rinegociohet, por duhet të zbatohet në mënyrë rigoroze nga të gjitha vendet nënshkruese.  Ministri i Jashtëm Zarif mbërriti në Romë me ftesë zyrtare nga homologia e tij evropiane Federica Mogherini, duke kryesuar një delegacion iranian që mori pjesë në një takimin me ministrat e 3 vendeve evropiane". Ministri i Jashtëm i Iranit u takua edhe me homologun e tij italian Angelino Alfano, ku diskutoi për zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit të ndërsjellë si dhe në lidhje me zhvillimet rajonale. Të dy ministrat rishikuan aspektet e ndryshme të marrëdhënieve reciproke Teheran-Romë dhe theksuan zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm midis të dy vendeve. Alfano tha se BE e sheh pozitivisht marrëveshjen bërthamore me Iranin dhe u bën thirrje të gjitha palëve të mbeten të përkushtuara ndaj zotimeve të tyre.