Bashkëmendimi dhe uniteti, rezultat i takimit ndërparlamentar islamik
(last modified Wed, 17 Jan 2018 07:56:18 GMT )
Janar 17, 2018 08:56 Europe/Tirane
  • Bashkëmendimi dhe uniteti, rezultat i takimit ndërparlamentar islamik

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit duke folur mbi potencialet e parlamenteve të vendeve islamike ka thënë: Armiqtë e botës islame mes tyre Amerika dhe sionistët, bëjnë çdo përpjekje për të krijuar përçarje dhe për të imponuar kriza në vendet islamike.

Alaudin Boruxherdi, në një intervistë për radiotelevizionin shtetëror të Iranit, përmendi organizimin e takimit të 13-të ndërkombëtar islamik në Teheran dhe tha se armiqtë e botës islame duke përhapur lajme false, me mashtrime dhe trillime mundohen të krijojnë përçarje dhe në këtë mes rruga për bllokimin e këtyre përpjekjeve është dialogu dhe bashkëbisedimi i vazhdueshëm mes përfaqësuesve të vendeve islamike. Bashkëmendimi dhe shkëmbimi i pikëpamjeve në takimin e 13-të ndërkombëtar të parlamenteve të vendeve islamike në Teheran, ndihmon në unifikimin e vendeve islamike. Pjesëmarrësit në këtë takim kanë dënuar veprimet e Amerikës dhe regjimit sionist në imponimin e grupit terrorist ISIS dhe krijimin e krizave të fundit në botën islame. Bota islame nuk duhet të qëndrojë indiferente në përballjen e saj me planet e Amerikës dhe të regjimit sionist por duhet të marrë masa konkrete për të garantuar sigurinë e vet.

Tags