Paralajmërimi i avionëve luftarakë iranianë ndaj dy luftanijeve të huaja
(last modified Mon, 22 Jan 2018 13:04:40 GMT )
Janar 22, 2018 14:04 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i avionëve luftarakë iranianë ndaj dy luftanijeve të huaja

Zëdhënësi i manovrave Mohamed Resulullah (s.a.v.s) i forcave të RII, të hënën ka njoftuar se avionët luftarakë iranianë kanë paralajmëruar dy luftanije të huaja.

Sejed Mahmud Mosavi ka thënë se gjatë orëve të para të manovrave Mohamed Resulullah (s.a.v.s), dy luftanije të huaja të cilat ju ofruan njësive të forcave detare të ushtrisë së RII, janë identifikuar shpejtë nga dronët e këtyre forcave. Zëdhënësi i manovrave Mohamed Resulullah (s.a.v.s) i forcave të RII shtoi: Pas njoftimit në lidhje me këtë rast në kampin e trajnimit taktik, avionët luftarakë të ushtrisë së Iranit duke fluturuar mbi këto dy luftanije, i paralajmëruan ato që të largohen nga vendi ku po organizoheshin manovrat.