Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit arrestojnë terroristët e ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i67787-forcat_e_gardës_revolucionare_të_iranit_arrestojnë_terroristët_e_isis
Një njësi e forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se ka arrestuar një numër terroristësh të ISIS në perëndim të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 14:08 Europe/Tirane
  • Forcat e Gardës Revolucionare të Iranit arrestojnë terroristët e ISIS

Një njësi e forcave tokësore të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit njoftoi se ka arrestuar një numër terroristësh të ISIS në perëndim të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, forcat e bazës Naxhaf të Gardës Revolucionare u angazhuan në luftime me 21 anëtarë të grupit terrorist ISIS, të cilët kishin hyrë në territorin iranian përmes kufijve perëndimorë të vendit. Forcat e Gardës Revolucionare arritën të arrestonin shumicën e anëtarëve të grupit terrorist, ndërsa të tjerët u asgjësuan gjatë luftimeve. Në një deklaratë të Gardës Revolucionare të Iranit theksohet: “Me një vëzhgim të kujdesshëm të forcave të bazës Naxhaf të Gardës Revolucionare, një grup terrorist prej 21 anëtarësh të ISIS që kishin hyrë në Republikën Islamike të Iranit nga kufiri perëndimor, u zbulua të shtunën dhe u asgjësua përfundimisht pas luftimeve të ashpra”.