Nebenzia: OKB nuk ka arsye për ndonjë hap kundër Iranit
Rusia nuk beson se Kombet e Bashkuara kanë arsye për të marrë ndonjë hap kundër Iranit, ka deklaruar ambasadori rus në OKB, Vassily Nebenzia, pasi ka udhëtuar në Uashington për të parë, copëza të armëve, për të cilat SHBA pretendon se Teherani ua ka dhënë rebelëve huthi në Jemen.
“Ne kemi dëgjuar vetëm disa fjalë të paqarta për marrjen e ndonjë hapi”, ka thënë ambasadori rus, Nebenzia, gjatë ditës së sotme. I pyetur nëse ka ndonjë rast kundër Iranit në OKB, Nebenzia është përgjigjur negativisht. “Si mund të gjykojmë para kohe, para se të dimë se për çfarë ka të bëjë?", deklaroi Nebenzia. I dërguari rus tha se Jemeni posedon një grumbull armësh nga kohët e vjetra, "kështu që unë nuk mund t'ju jap asgjë përfundimtare". Administrata e Trumpit ka muaj të tërë që kërkon ta mbajë përgjegjës Iranin në Kombet e Bashkuara, ndërkohë që kërcënon me largimin nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 nëse nuk rregullohen “të metat e tmerrshme” të saj. Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ka reaguar ndaj nxjerrjes së dokumenteve të falsifikuara dhe qesharake nga ana e Amerikës kundër Iranit. “Përpiquni të falsifikoni përsëri faktet. Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara për të devijuar vëmendjen e opinionit publik dhe zemërimin global mbi vendimin e presidentit amerikan mbi Kodsin dhe vrasjen e fëmijëve jemenas me armët municionet amerikane thotë se Irani dërgon raketa në Jemen”, shkroi Zarif.