Ruhani: Fitorja e Revolucionit Islamik ishte mrekulli historike dhe politike
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit e përshkroi fitoren e Revolucionit Islamik si një mrekulli historike dhe politike.
Hasan Ruhani, të hënën në konferencën me titull “Planet për modernizimin e makinerisë së transportit rrugor brenda Teheranit dhe planet për krijimin e vendeve të punës” që u mbajt në Teheran, përveçse ka uruar fillimin ditëve të dhjetë Faxhrit, ka thënë: Nëse nuk do të ekzistonte prania, sakrifica, këmbëngulja dhe qëndrueshmëria e popullit iranian, nuk do të kishte mundësi të ndodhte revolucionit kundër regjimit Pahlavi i cili mbështetej nga të gjitha forcat e huaja. Ruhani duke thënë se në ato ditë e gjithë bota ishte bashkuar për të mos lejuar suksesin e Revolucionit islamik, ka shtuar: Ngjarja e Revolucionit islamik shkaktoi një perceptim të përgjithshëm publik në botë, sepse askush nuk e mendonte se një lëvizje e themeluar nga një autoritet fetar i ndjekur nëpër husejnie dhe xhami, do të arrinte fitoren. Presidenti i RII ka shtuar: "Për shkak të Revolucionit Islamik, disa nga vendet në rajon ishin të zemëruar dhe të frikësuar për të ardhmen e tyre dhe interesat e fuqive të mëdha u rrezikuan, ndërsa ata që nuk ia duan të mirën Revolucionit islamik, edhe pas 39 viteve akoma dëshirojnë të hakmerren kundër popullit iranian.